mickoski thirrje kocevskit te jape doreheqje kocevski ka pasur kohe te tregoje profesionalizmin e tij por nuk e ka bere 67acea356c2f4

Mickoski thirrje Kocevskit të japë dorëheqje! “Kocevski ka pasur kohë të tregojë profesionalizmin e tij, por nuk e ka bërë”

February 12, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski sërish kërkoi nga  prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski që të japë dorëheqje pasi sipas tij, ka pasur kohë dhe  mundësi të mjaftueshme që të tregojë profesionalizmin e tij  por nuk e ka bërë.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR I RMV-SË

“Nuk do të komentoja më, e tha qartë Qeveria, kishte mjaft mundësi të tregohej si luftëtar i pakompromis për drejtësinë dhe kundër atyre rasteve kur kemi dyshim të bazuar për krim, por me sa duket justifikimet dhe blerja e kohës janë tipare të karakterit të dikujt, andaj mendoj se kishte kohë të mjaftueshme për të treguar, për fat të keq, nuk e arsyetoi këtë besim dhe tani Qeveria ka nisur proces. Sot isha në Kuvend, ai proces filloi në Kuvend dhe aty do të përfundojë, kështu që mendoj se do të ishte e ndershme dhe e virtytshme që ai të tërhiqej për të shkurtuar këtë periudhë që të mund të zgjedhim prokuror që do të jetë luftëtar i pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit në Maqedoni”, deklaroi Hristian Mickoski- kryeministër.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

elon musk ofron 97 4 miliarde dollare per blerjen e openai 67ace8ce86a33
Story i mëparshëm

Elon Musk ofron 97.4 miliardë dollarë për blerjen e OpenAI

reshje bore ne qafat malore te drejtohen me kujdes automjetet 67aceab0cdbc2
Story i radhës

Reshje bore ne qafat malore, të drejtohen me kujdes automjetet

Të fundit nga

ShkoLartë