Mickoski: Regjistrimi duhet të bëhet onlajn

Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski sot para mediave tha se partia më e madhe opozitare gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhje dhe është marrë vendim që nga sot të niset procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimit të Ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave.

“Nga nesër e filmojmë këtë procedurë, ndërsa formalisht mbledhja e nënshkrimeve fillon në fillim të muajit të ardhshëm”, tha Mickoski.

Ai rikujtoi se shteti i Kroacisë është vendi i fundit që ka anuluar regjistrimin dhe kërkoi që ky operacion statistikor të bëhet onlajndhe jo me shkuarje në derë.

“Regjistrimi i kombinuar që po e përmend Zaev do të thotë shkuarje në derë. Ne kërkojmë që kjo të jetë në mënyrë elektronike”, tha Micokski.

Ngjarja paraprake

ATP Cup: Mungon Nadal, Djokovic e nis me fitore

Ngjarja e ardhëshme

Protesta në Evropë kundër kufizimeve të pandemisë COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian