Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mohon se pas protestave të pensionistëve qëndron opozita.
Mickoski për “Sitel” tha se Qeveria duhet seriozisht t’i qaset dhe të gjejë rrugë ndaj kërkesës së pensionistëve për rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë.
“Problemi që ka lindur nuk është i menjëhershëm, por një problem që po grumbullohet prej pesë-gjashtë viteve të fundit. Ne si politikanë duhet të gjejmë një mënyrë për t’u bashkuar dhe për t’u siguruar atyre një jetë dinjitoze për pension”, tha Mickoski.
I pyetur se pse deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë paraqitur iniciativë për kthimin e pagave të zyrtarëve, Mickoski tha se kjo nuk është bërë sepse nismat e tyre asnjëherë nuk janë pranuar.