Mickoski: Nuk ndryshojë mendimin, kjo përbërje qeveritare nuk e ka mandatin për të votuar ndryshimet kushtetuese

Kryetari i partisë VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot foli për takimin me Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, që patën gjatë ditës së djeshme, ku temë diskutimi ishin ndryshimet kushtetuese, i cili tha se vizitat e diplomatëve të huaj do të vazhdojnë, por qëndrimi i tyre për ndryshimet kushtetuese nuk ndryshon. Mickoski tha se nën diktatin e Bullgarisë nuk pranojnë t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.

 “Kjo shumicë parlamentare nuk ka mandat, dhe se nën diktatin bullgar VMRO-DPMNE nuk ka qëllim të pranojë ndryshimet kushtetuese dhe se VRMO-DPMNE ka plan që është i përbërë në tri pjesë, që përmban elemente kombëtare , elemente politike dhe ekonomike për të ndihmuar qytetarët”, ka thënë Mickoski, raporton SHENJA.

Ndërkaq, partia në pushtet LSDM thotë se Mickoski është peng i Apasievit dhe politikan klasik anti evropian. Sipas, tyre qëllimi i VMRO-së është të pengojë rrugën evropiane. /SHENJA/

 

Story i mëparshëm

Distria lufton në finale ndaj garueses nga Uzbekistani  

Story i radhës

Gati revolucioni

Të fundit nga