mickoski ne takime pune ne shba ne fokus mundesia per investime ne vend 678e54fe0275f

Mickoski në takime pune në SHBA, në fokus mundësia për investime në vend

January 20, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski i cili gjendet për vizitë pune në SHBA do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp në Uashington, ndërsa ka realizuar takim me Devin Nunes, kryesues i organit këshillëdhënës të inteligjencës së presidentit Donald Tramp dhe drejtor ekzekutiv i Korporatës mediatike Tramp, Xhon Bitov – biznesmen amerikan me origjinë nga Maqedonia, pronar i disa kompanive multimilionëshe, Marko Galina – biznesmen dhe drejtues i MAGA në Portugali dhe Kris Pavlovski, pronar i Grupacionit Rambëll.

“Biseduam për mundësinë e investimeve në Maqedoni, për projekte konkrete nga të cilat do të përfitojnë qytetarët. Mes tjerash theksova përpjekjet që qeveria i bën për stabilizimin e ekonomisë, rekordin që kemi arritur në tërheqjen e investimeve në vend dhe përfitimet që ofrohen. Shfrytëzova rastin të loboja për interesat dhe pozicionin e Maqedonisë lidhur me çështjet kyçe për ne. Bëhet fjalë për njerëz me pozita të larta në shoqërinë amerikane me mundësi për të ndikuar në çështje të rëndësishme për ne”, ka shkruar në Fejsbuk kryeministri Mickoski.

large

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pas bllokimit te tiktok ne shba instagram lancon nje aplikacion rival te capcut 678e54f90ee62
Story i mëparshëm

Pas bllokimit të TikTok në SHBA Instagram lançon një aplikacion rival të CapCut

ancelotti ka vendosur qe te largohet nga reali ne fund te sezonit 678e55e92f42b
Story i radhës

Ancelotti ka vendosur që të largohet nga Reali në fund të sezonit

Të fundit nga

ShkoLartë