MICKOSKI GAZETA MK

Mickoski në inaugurimin e Donald Tramp në Uashington

January 20, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili është për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapo-zgjedhur amerikan, Donald Tramp në Uashington.

Mickoski, siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, në inaugurimin do të jetë i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe zëvendësministrja për çështje evropiane, Viktorija Trajkov.
Delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Mickoski do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” që do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë “Tramp Media” dhe “Rambëll”.

“Pritjet janë që gjatë qëndrimit të tij Mickoski të ketë më shumë takime dypalëshe, kontakte dhe takime me më shumë persona nga administrata e re e presidentit amerikan. Mickoski do të takohet edhe me biznesmenë me origjinë maqedonase për të diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e mundshme vendore, thuhet në kumtesën e qeverisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

NXENES
Story i mëparshëm

Fillon gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2024/2025

perfaqesuesi republikan warner aeroporti i nashville mund te riemerohet ne nderim te presidentit trump 678e210a05604
Story i radhës

Përfaqësuesi republikan Warner: Aeroporti i Nashville mund të riemërohet në nderim të presidentit Trump

Të fundit nga

​Hamza: 9 shkurti – dita e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza në fushatën përmbyllëse të kësaj partie ka thënë se Kosova do të jetë shumë më mirë pas 10 shkurtit. Ai tha se
ShkoLartë