mickoski mbrojtesit e fundit te krimit te ish qeverise lsdm bdi jane disa nga gjykatesit dhe prokuroret e tanishem 67d2d1396d596

Mickoski: Mbrojtësit e fundit të krimit të ish-qeverisë LSDM-BDI janë disa nga gjykatësit dhe prokurorët e tanishëm

March 13, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke folur lidhur me interpelancën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe kërkesën për dorëheqje të kryeprokurorit Ljupço Kocevski, theksoi se në gjyqësor nuk duhet të ketë anëtarë partiakë.

“Mbrojtësi i fundit dhe mburoja solide në momentin e ish-qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së janë disa nga gjyqtarët dhe disa nga prokurorët, në mesin e të cilëve është edhe personi për të cilin po flisni tani. Shumica dërrmuese, do të thosha 95% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë njerëz që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri, që akuzojnë dhe gjykojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës”.

“Por fatkeqësisht ka nga ata që mbeten shërbetorë partiakë dhe që vlerësojnë se kur e veshin togën, në vend që të harrojnë privilegjet partiake dhe ata që i propozuan atje, ata janë ende shërbëtorë besnikë të atyre që në atë kohë i propozuan të jenë aty ku janë, sepse kështu janë ligjet dhe procedurat”, u përgjigj Mickoski.

“Veçanërisht do të theksoja sjelljen e një prokurori të disa ditëve më parë, i cili vendosi që në vend që të jetë prokuror dhe mbrojtës i shtetit të së drejtës dhe drejtësisë, të jetë shërbëtor besnik dhe i poshtër i një partie që ishte në pushtet për shumë vite dhe ishte pjesë e koalicionit në ish-qeverisjen”, sqaroi Mickoski.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mickoski mburoja dhe mbrojtesi i fundit i krimit te qeverise se meparshme te ldsm se dhe bdi se jane pjese e gjyqtareve dhe prokuroreve te tanishem 67d2d1367a8e0
Story i mëparshëm

Mickoski: Mburoja dhe mbrojtësi i fundit i krimit të Qeverisë së mëparshme të LDSM-së dhe BDI- së janë pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tanishëm

gjykata kushteuese instituti interpelance i parapare ne nenin 72 te kushtetutes ne asnje rast nuk ka te beje dhe nuk mund zbatohet per gjyqtaret kushtetues 67d2d13d0b3a5
Story i radhës

Gjykata kushteuese: Instituti “interpelancë” i paraparë në nenin 72 të Kushtetutës, në asnjë rast nuk ka të bëjë dhe nuk mund zbatohet për gjyqtarët kushtetues

Të fundit nga

ShkoLartë