Mickoski kërkon seancë për ndryshimet kushtetuese menjëherë pas pushimeve

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkoi që pushteti menjëherë pas pushimeve të caktojnë seancë në Kuvend për ndryshime kushtetuese. Nëse mbi më se 80 deputetë votojnë për ndryshime në Kushtetutë për të përfshirë bullgarët, ai tha se të nesërmen do të tërhiqet përgjithmonë nga politika. Por në të kundërt ai kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Dje thashë se besoj në çdo deputet të grupit parlamentar të udhëhequr nga VMRO-DPMNE brenda Kuvendit se në këto rrethana nuk do të votojë për ndryshimin e Kushtetutës dhe se nëse ndodh një gjë e tillë do të largohem përgjithmonë nga politika. Sepse kam besim të plotë tek të gjithë. Këtu sot në Tetovë do të bëjmë një hap përpara, një mesazh për Qeverinë e udhëhequr nga BDI-ja dhe LSDM-ja dhe Dimitar Kovaçevski, menjëherë pas kthimit të deputetëve nga pushimet vjetore, që pika e parë e seancës së parë në Kuvend të jetë Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe nëse mbledh 80 deputetë, premtimin do ta përmbush menjëherë në të njëjtën ditë. Nëse nuk i ka 80 deputetë, atëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Mickoski gjatë vizitës në Tetovë.

Ai sot dhe nesër ka takime edhe me partnerët e koalicionit për të sqaruar çështjen e referendumit dhe seancën e mundshme për ndryshimet kushtetuese.

Në Tetovë, Mickoski iu bashkua fushatës për zgjedhje të jashtëzakonshme për Këshillin e Tetovës dhe mbajti takime me qytetarët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident në Tiranë, makina hipën mbi trotuar, 3 të plagosur

Story i radhës

Tottenham me ofertë të re për Zaniolo

Të fundit nga