Mickoski: Kemi informata se Mijallkovi arriti në Beograd dhe u kthye pas

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se kanë informacione se Sasho Mijallkov ka arritur deri në Beograd dhe është kthyer pas.

Ai thotë se është kthyer për shkak të trysnisë nga Qeveria.

“Informatat tona thonë se Mijallkov ka arritur deri në Beograd dhe është kthyer dhe më pas ka ndjekur cirkun me atë “Ju, zotëri Mijallkov a jeni në Maqedoni?” dhe kështu me radhë”, tha Mickoski në intervistë për “Lider”.

Kjo deklaratë e Mickoskit vjen, pasi Mijallkov si i akuzuar kryesor në rastin gjyqësor “Target-Fortesa” për 3 ditë u kërkua nga organet e rendit, ndërkaq u paraqit vetë ditën e martë në Prokurori për të marrë vendimin për masën e arrestit shtëpiak, që t’i sigurohet prezenca në seancën e sotme ku shpallet aktvendimi.TV21

Ngjarja paraprake

Shehi: Na mungojnë dy shtyllat e mbrojtjes

Ngjarja e ardhëshme

Luhet në tri ditë të ndryshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian