Mickoski hodhi poshtë bojkotimin e regjistrimit

Është positive që Hristijan Mickoski njoftoi se VMRO-DPMNE-ja po heq dorë nga ideja e bojkotit të regjistrimit të planifikuar për në prill të këtij viti dhe LSDM e mirëpret atë, thuhet në reagimin e LSDM.

Ky reagim i LSDM-së, vjen pasi lideri i opozitës maqedonase në një intervistë në Kanal 5 propozoi të zhvillohet një regjistrim elektronik dhe hodhi poshtë idenë e bojkotit.

“Ne presim që arsyeja të mbizotërojë mes të gjithëve dhe që pas 19 vitesh Maqedonia të kryejë një regjistrim pa ndërhyrje të politikës, në përputhje me standardet dhe praktikat e Eurostat dhe të Kombeve të Bashkuara.”

“Çdo parti politike ka një detyrim ndaj shtetit dhe qytetarëve për të mbështetur proceset, shtetin, institucionet për të marrë të dhëna të sakta mbi strukturën e popullsisë dhe familjeve, të dhëna demografike për komuna dhe rajone dhe kjo është e mundur vetëm me një regjistrim në përputhje me me të gjitha standardet ndërkombëtare. ” theksohet në reagimin e LSDM ndaj pikëpamjeve të shprehura nga Hristijan Mickoski.

Ngjarja paraprake

‘Priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës’- IGJEUM: Sa shkojnë temperaturat të dielën

Ngjarja e ardhëshme

Blerta Deliu: Mbështetja në këto zgjedhje për PDK-në vjen edhe nga kjo kompani

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian