Mickoski: Emri i Artan Grubit i lidhur me shumë raste

1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë për Alsat ka folur edhe për pohimet e ministrit të Transportit Nikollovski se funksionarë të BDI-së janë pasuruar me tokë në trasenë ku duhej të ndërtohet autostrada për në Bllacë.

Ai tha se në periudhën që vjen do mësohen më shumë detaje rreth veprimeve të ish zv.kryeministrit Artan Grubi dhe bashkëpunëtorëve të tij, jo vetëm me autostradat por edhe me fusha të tjera që nuk janë në interes të qytetarëve.

Burimi: pressonline.al

Story i mëparshëm

Derisa Vuçiq ishte në RTS, në ekranet televizive ‘ka dalë’ një mbishkrim që e ‘përshkruan’ presidentin serb

Story i radhës

Rruga “Enver Miftari”, bëhet edhe me ndriçim e trotuar

Të fundit nga