mickoski asgje nuk do te ndodh te merkuren bdi ja perpiqet ti ndaje qytetaret 675592c179795

Mickoski: Asgjë nuk do të ndodh të mërkurën – BDI-ja përpiqet t’i ndajë qytetarët!

December 8, 2024
min lexim

SEANCA E GJYKATËS KUSHTETUESE

“Të mërkurën asgjë nuk do të ndodh” – tha Kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar seancën e së mërkurës në Gjykatën Kushtetuese.

Kryeministri tha se me VLEN-in bisedojnë për Ligjin për përdorimin e gjuhëve duke pohuar se askush nuk duhet të intervenojë në gjykatë për këtë procedurë.

Sipas tij, qëllimi i BDI-së janë ndasitë sipas linjës etnike dhe se tentativa të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen.

“Për shkak se parimi “sikurse deri tani” përfundoi më 8 maj dhe ky parim ka pësuar disfatë. Por, ende tregon shenja jete dhe shohim se tema e vetme e BDI-së është që të krijojnë ndasi në baza etnike, trajtojnë vetëm temat etnike, për shkak se me mënyra tjera nuk mund të tërheqin vëmndjen dhe njerëz që I mbështesin. U përpoqën me “agjendën e gjelbër” dhe e dini si përfundoi dhe u kthyen në opozitë me temën e vetme që pë rata ndoshta sjell rezultate” – tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, BDI-ja përpiqet të bëjë dy gjëra – t`i ndajë qytetarët, ku sipas tij, nga fotografitë u panë funskionarë të lartë të BDI-së të fotografuar me ata që shkaktuan dhunën e 28 nëntorit dhe se ka indikacione të konfirmuara nga MPB-ja se kush qëndron prapa këtyre incidenteve.

“Teza e dytë është se BDI-ja pasi 20 vite vendoste gjykatës, e dijnë se asgjë nuk do të ndodh të mërkurën. Për shkak se ka seanca përgatitore e të ngjashme. Por, ata sërish keqpërdorin Shqiptarët,  Maqedonasit dhe të tjerët me përpjekje për ndarje dhe të tërheqin vëmendjen” – deklaroi Mickoski.

Kryeministri Mickoski u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë, pasi sipas tij, bëhet fjalë për një grup të izoluar të ish- funksionarëve të lartë qeveritar, për të cilët ekzistojnë dyshime për krime të kryera. Mickoski tha se nga sot do të nis zbardhja e tyre.

“Pa marrë parasysh se kanë të infiltruar njerëz të tyre në Prokurori dhe Gjykata, pa marrë parasysh se sa do të zgjasë kjo luftë e jona, do t`i mposhtim. Edhe të tjerët që janë shërbëtorë të tyre. Shqiptarët dhe Maqedonasit duhet ta dijnë të vërtetën se cfarë fshihet pas kësaj fushate” – tha Mickoski.

I pyetur nëse Ligji për përdorimin e gjuhëve mund të kthehet në Kuvend për t`u ripërpunuar, Mickoski me përgjigje se procvedura tashmë ka filluar dhe duhet të ketë një epilog, pa marrë parasysh se si do të jetë fundi.

BDI vazhdimisht ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve duke dërguar një letër të hapur drejtuar SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, ku kërkon ndërhyrje urgjente për të parandaluar një vendim të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese që mund të minonte paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut.

Integristët për të hënën paralajmëruan se në takimin e organeve më të larta partiake do të vendos për hapat e mëtejshëm dhe masat konkrete në vigjilje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, edhe mbi 250 intelektualë shqiptar, profesorë universitar hodhën firmat në një letër të hapur drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku kërkohet që Gjykata të mos abrogojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mickoski asgje nuk do te ndodhe te merkuren se shpejti zbulohen krime te ish funksionareve te larte 675592869896b
Story i mëparshëm

Mickoski: Asgjë nuk do të ndodhë të mërkurën, së shpejti zbulohen krime të ish-funksionarëve të lartë

mickoski qytetaret te jene te qete te merkuren nuk do te ndodh asgje 6755933796e56
Story i radhës

Mickoski: Qytetarët të jenë të qetë, të mërkurën nuk do të ndodh asgjë

Të fundit nga

ShkoLartë