Mici: Të ulim kokën, të jemi maksimal të përqendruar dhe të japim maksimumin tonë

Futbollisti i Prishtinës, Gledi Mici, kërkon fitore ndaj skuadrës nga San Marino, Folgore. 

“Kemi gjetur kushte mjaft të mira, nga akomodimi në hotel deri te ato për stërvitje. Kemi bërë shumë mirë që kemi ardhur katër ditë para ndeshjes, që të ambientohemi me klimën, sepse këtej është diku te 6-7 gradë më nxehtë”.

“Ekipi duket në formë të mirë, i përqendruar, thjesht jemi të qetë që të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin që i kemi dhënë vetes”.

“E kam dëgjuar të gjithë të thonë se këto janë ndeshje të lehta dhe Prishtina është favorite, por në futboll nuk ka asnjëherë favorit, pasi që të tre ekipet janë kampione në vendet e tyre dhe përderisa janë kampione duhet të kenë cilësi dhe bëjnë gola. Kështu që të ulim kokën, të jemi maksimal të përqendruar dhe të japim maksimumin tonë, sepse në futboll asnjëherë nuk i dihet”, tha Mici për faqen e FC Prishtina.

Ngjarja paraprake

Rita Ora shfaqet e buzëqeshur gjysmë e veshur në bluzën blu

Ngjarja e ardhëshme

Nga Bejruti në Alep dhe nga Alepi në Damask dhe Bagdad.... 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian