Michelle Obama e quan Donald Trumpin “racist”

Ish-zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, e ka quajtur të martën, Donald Trumpin, president “racist”, strategjia e të cilit, e nxitjes së ndasive dhe e promovimit të teorive të shëmtuara të konspiracionit, mund ta “shkatërrojë” vendin po qe se rizgjedhet.

Këtë deklaratë Obama e bëri nëpërmjet një videoadresimi për fuqizimin e fushatës së demokratit, Joe Biden, katër javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Ajo i akuzoi Trumpin dhe aleatët e tij republikanë se po “nxisin frikë” mes afroamerikanëve, duke pretenduar se presidenti po bën gabim moral teksa ndërmerr veprime për frikësimin e votuesve. “Ajo që presidenti po bën është sërish skajshmërisht e rreme, moralisht e gabuar dhe po, është raciste”, ka thënë bashkëshortja e presidentit të parë amerikan me ngjyrë, Barack Obama.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

Basti publik i Lefter Maliqit: Opozita e Bashkuar fiton Beratin 4 me 3

Ngjarja e ardhëshme

Biden rezulton negativ në testin për koronavirus

të fundit nga