Michael Jordan shpallet mashkulli më seksi për vitin 2020

Michael B. Jordan zbuloi se është shpallur “Mashkulli më seksi 2020”, pasi u shfaq i maskuar në talk-shou.

Michael B. Jordan zbuloi se revista “People” e shpalli atë mashkullin më seksi të 2020-ës, të martën, pasi u shfaq në Jimmy Kimmel Live i maskuar, shkruan Daily Mail.

Aktori 33-vjeçar kishte veshur një kostum të verdhë dhe vendosi një maskë bardhë e zi në fytyrë teksa me buzëqeshje iu bashkua Jimmyt, 55 vjeç, në sektaklin e ABC.

Zëri i tij u ndryshua ndërsa ai u përgjigjej me po ose jo pyetjeve të paraqitura në distancë nga njerëzit.

Dewey nga Brooklyn pyeti nëse ai po punonte në ndonjë film dhe ai u përgjigj ‘po’, ndërsa u përgjigj ‘jo’ kur u pyet nëse ai do luante një Avenger në filma.

Ndërsa, kur u pyet nëse ka qenë në lidhje me Taylor Swift, ai tha se jo.

Michael mori titullin “Mashkulli më seksi” pasi vitin e kaluar iu dha këngëtarit John Legend, 41 vjeç.

Image
Ngjarja paraprake

Kini kujdes/ Kjo është sëmundja që shkurton 3 vite jetën e njeriut

Ngjarja e ardhëshme

Fillojnë zgjedhjet në BFI!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian