Michael Jordan feston ditëlindjen

Legjenda e basketbollit amerikan, Michael Jordan, feston sot ditëlindjën e tij të 59-të.

“MJ23” llogaritet si lojtari më i mirë i gjitha kohërave në këtë sport, pas sukseseve që kishte arritur me Chicago Bulls nga viti 1984 deri më 1998.

Gjatë kësaj periudhe, Jordan kishte udhëhequr Bullsat në fitimin e gjashtë titujve kampion, që janë të vetmit në histori të këtij klubi.

Krahas sukseseve ekipore, amerikani kishte fituar edhe dy medalje të arta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Lojërat Olimpike “Los Angeles 1984” dhe “Barcelona 1992”.

Pesë herë lojtari më i vleshëm në “NBA”, ishte edhe pjesë e Washington Wizards nga viti 2001 deri më 2003, duke qenë aventura e tij e fundit si basketbollist.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas ndarjes nga Oriola Marashi, futbollisti Grezda tregon se a është i lidhur

Story i radhës

Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi ka një thirrje për kryetarët e njësive të qeverisjes vendore

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish