Micevski: Kuvendi, jofunksional në disa segmente

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se tashmë tre muaj pas konstituimit, Kuvendi nuk ka formuar akoma trupa të rëndësishme punues dhe organe të tjera funksionale dhe të rëndësishme. Sipas tyre, kufizohet funksioni i Kuvendit por edhe e drejta e deputetëve për komunikim me parlamentet e tjera.

Koalicioni LSDM, BESA dhe BDI, për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, akoma e kanë lënë Kuvendin pa anëtarë në organe kyçe për funksionimin e tij. Kuvendi akoma nuk ka zgjedhur nënkryetarë të cilët do të zëvendësonin Talat Xhaferin nëse ai nuk do të mundet të marrë pjesë në seancën e Kuvendit. Po ashtu, nga zgjedhja e nënkryetarëve varet edhe formimi i Këshillit buxhetor të Kuvendit i cili është kyç për aspektin financiar të ligjvënësit. Nuk është formuar as Këshilli kombëtar për integrime evropiane i cili është homolog i Komisionit për çështje evropiane dhe i cili duhet të formohet urgjentisht, veçanërisht tani që Maqedonia pret fillimin e negociatave me BE-në si dhe delegacionin e komitetit të përzier parlamentar mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Nuk janë formuar as grupet bilaterale për bashkëpunim me 50 parlamente në Evropë dhe në botë përmes të cilave deputetët mbajnë komunikim dhe kanë bashkëpunim me ambasadorët dhe parlamentet -tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Sipas VMRO-së, tashmë tre muaj nuk funksionojnë as delegacionet parlamentare të Këshillit të Evropës, të OSBE-së, NATO-s, Mesdheut dhe të tjera. Për këtë, kjo parti akuzon Zoran Zaevin, Bujar Osmanin dhe Nikolla Dimitrovin.

Fatlume Dervishi

Ngjarja paraprake

Rastet e reja me Koronavirus janë nga këto vende të Skenderajt

Ngjarja e ardhëshme

Kosovë: Mbi 1 mijë të testuar, 284 pozitivë në koronavirus

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian