Micevski: Grupi parlmentar i VMRO-DPMNE-së do të marrë pjesë në seancën për paketën e pestë ekonomike

Kryetari i grupit kuvendar të VMRO-DMNE-së, Nikolla Micevski tha se deputetët e partisë së tij do të marrin pjesë në seancën e nesërme të 36-të ku do të votohet për masat e Pakos së pestë ekonomike.

Micevski tha se nuk do të marrin pjesë në seancën e 32-të e cila është caktuara para asaj të 36-të.

“Grupi kuvendar i VMRO-DMNE-së do të jetë nv Kuvend dhe do të merr pjesë në punën e seancës së 36-të. Nëse nuk kanë deputetë, gjithë 44 deputetët e partisë sime do të jenë në seancë plenare. Nuk do të jemi në seancën e 32-të”, tha Micevski.

Ngjarja paraprake

Reagon AMPEK: Prokuroria dhe policia s’kanë të drejtë të kërkojnë burimet e gazetarëve pa urdhër të gjykatës

Ngjarja e ardhëshme

Suksesi i Artan Grubit, më pak në zyrë e më shumë në terren

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian