Mianmar, në protestat kundër grusht shtetit humbën jetën 4 persona të tjerë

Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë në Mianmar ndaj protestuesve që reaguan kundër grushtit ushtarak dhe arrestimit të anëtarëve të qeverisë së zgjedhur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave të Mianmarit, protestuesit u mblodhën natën përpara qendrës së policisë në qytetin Yangon. Forcat e sigurisë ndërhynë me armë ndaj protestuesve të cilët kërkuan lirimin e protestuesve të arrestuar.

Si pasojë e hapjes së zjarrit ndaj turmës, thuhet se dy persona humbën jetën në zonën Thaketa dhe nga një person në zonat Mingaladone dhe Hlaing në Yangon

Grupet protestuese premtuan se do të zhvillojnë më shumë protesta kundër juntës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov dje tha se po ndjekin nga afër zhvillimet në Mianmar. “Jemi të shqetësuar për informacionet që vijnë lidhur me rritjen e numrit të jetëve të humbura tek civilët”, tha ai.

Grushti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Ndërkohë Turqia dënoi grushtin e shtetit, kritika dhe reagime të ndryshme erdhën edhe nga vende të ndryshme perëndimore.

Qytetarët e Mianmarit më 6 shkurt filluan protestat kundër grusht shtetit me kërkesën për kthimin në demokraci. Në ndërhyrjet e armatosura të forcave të sigurisë kanë humbur jetën të paktën 80 protestues dhe vazhdon burgosja e mbi 1.500 personave të tjerë.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.



. .

Ngjarja paraprake

Red Bull dominon në testet e para, Ferrari me probleme të vjetra

Ngjarja e ardhëshme

Gjithçka rozë: Si ta vishni ngjyrën më të famshme të kësaj pranvere

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian