M’gladbach triumfon ndaj Dortmundit

Borussia Monchengladbach ka triumfuar ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të xhiros së 18-të të Bundesligës.

Vendasit e nisën fuqishëm ndeshjen, ata ia arritën të shënojnë në minutën (2′) me anë të Neuhaus, por që goli u anulua nga sistemi VAR.

Por, nuk vonoi shumë dhe Monchengladbach shënuan prapë, këtë herë goli ishte i rregullt, Elvedi zhbllokoi rezultatin (11′).

Mysafirët reaguan në mënyrë perfekte me dy gola të shpejtë të Erling Haaland, (22′) dhe (28′). Por, Elvedi dukej në disponim për ndeshje, ai barazoi shifrat në minutën (32′).

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-2.

Në pjesën e dytë, Monchengladbach, sërish filloi fuqishëm, Bensebiani realizoi në minutën (49′), për ti dhënë epërsinë ekipit të tij.

Goditjen përfundimtare e dha Marcus Thuram në minutën (78′).

Rezultati përfundimtar, Borussia Monchengladbach 4 – 2 Borussia Dortmund. Tani Gladbach qëndron në vendin e katërt me 31 pikë, ndërsa Dortmund zë vendin e pestë me 29 pikë total.

Ngjarja paraprake

Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA pas largimit të Trump: Tani do të flasë të vërtetën për COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

A i beson Ali Ahmeti, Zaevit?( Video)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian