Mezani: Ishim më të mirë se Drita, por është një pikë e vlefshme

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani është deklaruar pas barazimit pa gola përballë Dritës në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Derbi i Anamoravës kishte disa shanse të mira për gol, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk i shfrytëzoi ato.

Mezani ka thënë pas ndeshjes për Art Sport se ishin më të mirë se rivali lokal, sidomos në pjesën e dytë.

“E nisëm ndeshjen mirë, por pastaj u tërhoqëm sepse Drita na vuri në vështirësi”, ka thënë trajneri i Gjilanit.

“Ne e dominuam pjesën e dytë. E kemi bërë diferencën me disa aksione. Reagimi i skuadrës në pjesën e dytë ishte shumë i mirë dhe kjo është e rëndësishme për ne. Është një pikë e vlefshme”.

“Derbi luhet gjithmonë për t’u fituar, dy ekipet duan fitoren. Ishim të përgatitur për këtë ndeshje me lojtarët që kanë eksperiencë në derbi”, ka përfunduar Mezani. 

Ngjarja paraprake

428 raste 10 viktima dhe 128 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ngjarja e ardhëshme

Qyteti i Lipjanit pa rrymë e pa ujë që nga mëngjesi, ky është shkaku

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian