Mexhiti takon UNSHM-në, premton se do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me maturën shtetërore

Deputeti Izet Mexhiti, në shoqërim të kolegëve Merita Koxhaxhiku dhe Arbër Ademi, kanë realizuar takim me Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Takimi është realizuar me qëllim që nxënësit të shprehin kërkesat e tyre e një prej tyre ishte modifikimi i maturës shtetërore. Kjo gjë siç shprehet Mexhiti, i tangon të gjithë nxënësit e shkollave të mesme. Mexhiti është shprehur i gatshëm që të ndihmojë në zgjidhjen e problemit.

Mexhiti u premtoi se do ta kenë përkrahjen e tij në çdo vend ku përmirësohet arsimi në vend.

“Rinia gjithmon do të ketë përkrahjen time, dhe do të siguroj që që zëri i rinisë të mos has në vesh të shurdhër”, është shprehur Mexhiti.

Ngjarja paraprake

“Partitë të pastrojnë listat”, Bylykbashi reagon pas deklaratës Yuri Kim: M'u deshtën një vit me PS për...

Ngjarja e ardhëshme

Haziri: Penda e Përlepnicës ka arritur nivelin maksimal të mbushjes me ujë të pijshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian