mexhiti takon ambasadoren amerikane te perkushtuar ne luften e pakompromis kunder korrupsionit 680bb9fe351c4

Mexhiti takon ambasadoren amerikane: Të përkushtuar në luftën e pakompromis kundër korrupsionit

April 25, 2025
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti gjatë takimit me ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Angela Ageler ka theksuar përkushtimin në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe anëtarësimin e vendit në BE.

“Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë. Ky ishte mesazhi që përcolla sot në një takim të rëndësishëm me ambasadoren e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, znj. Angela Aggeler, një aleate dhe mike e madhe e vendit tonë”, ka shkruar Mexhiti në Facebook.

Në takim është diskutuar gjerësisht për thellimin e partneritetit strategjik mes të dyja vendeve, mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për reformat në drejtësi dhe përpjekjet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“E ritheksova përkushtimin e Qeverisë për procesin eurointegrues dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s, si garanci për siguri, stabilitet dhe zhvillim. Biseduam gjithashtu për projektet madhore infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, që janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe lidhjen e qëndrueshme rajonale”, ka shkruar Mexhiti.

Takimi është zhvillua në një atmosferë miqësore e konstruktive, duke rikonfirmuar vullnetin e përbashkët për një bashkëpunim të thelluar dhe afatgjatë me Shtetet e Bashkuara.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

padi penale per dy inspektore dhe komandantin e spb kocan per keqperdorime lidhur me diskoteken puls 680bb9fb4cb75
Story i mëparshëm

Padi penale për dy inspektorë dhe komandantin e SPB Koçan për keqpërdorime lidhur me diskotekën “Puls”

mucunski angazhimi yne per integrimin evropian duhet te pushoje se maturi nga kapaciteti i koncesioneve lidhur me ceshtjet kombetare 680bba04b4423
Story i radhës

Mucunski: Angazhimi ynë për integrimin evropian duhet të pushojë së maturi nga kapaciteti i koncesioneve lidhur me çështjet kombëtare

Të fundit nga

Ermal Fejzullahu po vjen me këngë të re

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu po vjen me një projekt të ri muzikor. Ai po vjen në bashkëpunim me Lisin. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin

A po i vjen fundi sistemit start-stop në vetura?

Lee Zeldin, drejtor i Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), ka shkaktuar polemika duke njoftuar se do të punojë për të eliminuar stimujt federalë për përdorimin e gjerë të sistemeve start-stop.
ShkoLartë