Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Mexhiti: Porosis Talat Xhaferin, Fatmir Besimi dhe Artan Grubin, mos e bëni BDI-në me njollë – Gazeta.mk

Mexhiti: Porosis Talat Xhaferin, Fatmir Besimi dhe Artan Grubin, mos e bëni BDI-në me njollë

min lexim

Funksionarët e lartë të BDI-së të përbërë nga Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Saranda Imeri Stafai dhe Nevzat Bejta takuan sonte bazën dhe qytetarët e Këshillit vendor Shkumbini në Tetovë, ku bashkëbiseduan rreth situatës brenda BDI-së së dhe iniciativën për shkarkimin e ekzekutivit të udhëhequr nga zv/kryeministri i dështuar Artan Grubi.

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti para bazës të këshillit vendor Shkumbini në Tetovë tha se ekzekutivi i sotëm nuk dëgjon as ambasadorin europian i cili doli kundër miratimit të Ligjit për lojëra të fatit me flamur evropian, ndërsa porositi Talat Xhaferin, Fatmir Besimin dhe Artan Grubin që mos ta njollosin BDI-në me kazionot.

‘Ne po mundohemi ta luftojmë arrogancën e ekzekutivit tonë, po mundohemi të vendosim një normë të re të autokritikës si vlerë e re e cila na mbron nga mendjemadhësia, nga çallëmi, sepse nuk mund të shkojmë te qytetari e tia kërkojmë votën, dhe mandej të futemi në qeveri e ta harrojmë qytetarin, ta harrojmë votuesin, ta harrojmë militantin, këshillin vendor e kështu me radhë. Së paku të ndalim këtë hov i cili na bëri që të humbim Pollogun, të humbim Tetovën e Gostivarin, dhe gati çdo komunë në Pollog’ tha Mexhiti duke shtuar se ‘Po mundohemi të përmirësojmë vehten, sa nuk na ka përmirësuar populli’.

Sekretari organizativ Blerim Bexheti tha se këtu kanë ardhur sepse janë të shqetësuar për politikat që i udhëheq ky ekzekutiv, sepse investime nuk ka, aktivistët nuk përfillen, ka një arrogancë nga Artan Grubi, ka pakënaqësi të përgjitjshem tek votuesi. Dikush duhet të jep përgjegjësi për humbjen e Tetovës ne zgjedhjet lokale, tha Bexheti.

Kryetari i Këshillit mbikëqyrës Musa Xhaferi tha se gjithë në BDI duhet të reflejtojnë, ndërsa tha se vetë ai është aktivizuar sepse ia ka borxh shqiptarëve.

‘Jam këtu sepse ia kam borxh shqiptarëve që më kanë votuar dhe më kanë dhënë pushtet dhe e kam patjetër të kontriboj për realizimin e kërkesave të tyre’, tha Xhaferi.

Sekretarja për mundësi të barabarta, Saranda Imeri Stafai tha se vetë masiviteti tregon më së miri dhe çon mesazh që ky ekzekutiv i dështuar duhet të ikë, ndërsa Artan Grubi të mos luan rolin e viktimës se kinse dikush i ka penguar të punon, e ai tallet me shqiptarët duke lozur fudboll e basketboll, tha Stafai.

Funksionarët e lartë të BDI-së thanë para tetovarëve se secila ide dhe secili sygjerim që jepet nga qytetari është i mirëseardhur.

GAZETA.MK nuk mbanë përgjegjësi për kumtesat e dërguara nga parti politike, OJQ dhe institucione tjera. Të njëjtat publikohen në formë integrale.

Story i mëparshëm

“S’është përgjegjësia jonë që Berisha strehohet tek partia e Metës”, Bardhi tregon arsyet se pse dështojnë negociatat për bashkimin e PD

Story i radhës

29-vjeçarja mëson të vërtetën tronditëse për të dashurin e saj: “Qëndro larg burrit tim”

Të fundit nga