Është një vendim ad hok, i pajustifikueshëm dhe i pakuptueshëm. Kështu ka deklaruar Izet Mexhiti, i pyetur lidhur me vendimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, që Bujar Osamani të emërohet koordinator për komunën e Çairit.
“Nuk ka të bëjë me çështjet e emërimeve personale, sa ka të bëjë me atë që është një akt jodemokratik, një akt që nuk përkon me statutin. Është një vendim jostatutar, jolelgjitim dhe një pozicion që nuk ekziston në programin e BDI-së. Thjesht është një vendim inati, një vendim revanshizmi që nuk kontribuon në rrugë të mirë për BDI-në, por përkundrazi e thellon ndarjen dhe përçarjen brenda BDI-së.” , ka deklaruar Izet Mexhiti.
Sa I përket Bujar Osmanit, Mexhiti tha se ai nuk ka lënë resorë pa u emëruar, ndërsa ka shtuar se struktura nuk e ka shumë për qejfi Osmanin.