Mexhiti: Në parim, VMRO-ja është për ndryshime kushtetuese dhe për futjen e bullgarëve në Kushtetutë

1 minut lexim

Izet Mexhiti tha se në parim, VMRO-DPMEN është pro ndryshimeve kushtetuese dhe futjen e bullgarëve në Kushtetutë ndërsa sa i përket opozitës shqiptare, Mexhiti tha se janë të gatshëm që nesër të votojnë.

“Deputetët shqiptarë, pozitë ose opozitë që nesër po t’i thërrasim në mbledhje të parlamentit janë të gatshëm t’i votojnë ndryshimet kushtetuese por këto nuk janë të mjaftueshme. Mjaftueshëm është kur partneri kryesor në Qeveri, VMRO-DPMNE do të bindet që kjo është rruga më e mirë dhe ne në këtë drejtim punojmë. Ato në parim janë për ndryshime kushtetuese, janë për futjen e bullgarëve në Kushtetutë”, tha Mexhiti.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Jam në Prishtinë, këtu kam me ta rrasë plumbin” – kërcënohet me jetë gazetari Vullnet Krasniqi, AGK: Policia t’i ofrojë mbrojtje

Story i radhës

Dhunonte bashkëjetuesen, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë, në banesë iu gjet armë zjarri dhe fenelina si të Policisë

Të fundit nga