Metodologjia e re, Nuhiu: Çdo gjykatës do të jetë pjesë e vlerësimit

Përmes zbatimit të metodologjisë së re të vlerësimit të punës së gjyqëtarëve, prokurorëve dhe kryetarëve të gjykatave do të arrihet pastrim i mirëfillët në gjyqësor dhe pokurori. Ky është konstatimi i zëvendesministrit i drejtësisë Agim Nuhiu i thënë në “Intervistën e Javës” në TVM2.

Për dallim nga e kaluara, metodologjija e re tashmë mundëson formimin e trupave speciale të cilët do të bëjnë vlerësimin e punës së përfaqësuesëve të pushtetit gjyqësor.

Para atyre u qendron një vit goxha i vështirë dhe plotë me sfida, thotë Nuhiu, por nuk ka nevojë për frikë, pasi që do të sanksionohen vetëm ata prokurorë dhe gjyqëtarë të cilët kanë ndarë drejtësi me hile, thotë Nuhiu.

“Secili gjykatës do të jetë pjesë e këtij vlerësimi. Do të merren gjithsej 10 lëndë gjyqësore që i ka udhëhequr gjyqëtari konkret,secili gjyqëtar pa asnjë përjashtim. 5 lëndë do të jenë sipas zgjedhjes automatike të sistemit të kompjuterizuar, ndërsa pesë të tjera do të jenë sipas propozimit të vetë gjyqëtarit dhe këto lëndë gjyqësore të cilat i ka udhëhequr gjyqëtari konkret do të mund ti nënshtrohen vlersimit të profesionalizmit, çfarë dispozitivi ka sjellur me sjelljen e aktgjykimit. Çështje tjetër do të jetë edhe arsyetimi çfarë provash, cilat fakte i ka marr për bazë, dhe i ka marrë të gjitha rethanat për bazë dhe a është referuar standardeve të gjykatës së Strazburgut” – tha Zv.Ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu.

Nuhiu brenda 100 ditëvë të para ka arritur të zbulojë disa gjyqëtarë që kanë favorizuar pozitën e prokurorëve dhe u janë nënshtruar vetëm provave të atyre, duke minimizuar avokatin dhe qytetarin, si palë e barabarët në proceset gjyqësore. Nuhiu pranon se ka indikacione dhe për korrupsion në mesin e prokurorëve dhe gjyqëtarëve, por sa mund të jetë numri i atyre që kanë “dorën” dhe që punojnë joprofesionalisht do të dihet në fund të procesit të vlerësimit të tyre.

“Kabineti im ka hasur në disa vendime gjyqësore që gjyqëtari ka favorizuar pozitën juridike të prokurorit përball qytetarit, një gjë e tillë është e palejueshme  dhe kjo ka të bëjë me mungesën e kredibilitetit profesional të gjyqëtarëve dhe këtu gjyqëtar që u nënshtrohet apriori autoritet të prokurorëve dhe madje e ngrisin autoritetin e prokurorit karshi qytetarit ata nuk e kanë vendin në pushtetin gjyqësor.” – deklaroi Zv.Ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu.

Nuhiu: S’do lejojmë shkelje të procedurave gjyqësore

Pikerisht për shkak të shkeljeve të ndyshme në procedurat gjyqësore, shteti deri tani ka humbur gjithsej 106 lëndë në Gjykatën e Strasburgut, ndërsa dhjetra të tjerë janë ende në procesuim e sipër. Autoritetet e ministrisë së drejtësisë shpresojnë shumë se do t’i fitojnë personat të akuzuar nga ish- PSP-së, që e kanë paditur shtetin duke u thirur në amnestin e ish-presidentit Gjorgje Ivanov në vitin 2016.

“Janë 106 lëndë për të cilën Gjykatën e Strasburgut kanë konstatuar se gjykatat e vendit gjyqësori i Maqedonisë së Veriut ka bërë shkelje” – tha Nuhiu.

Disa ditë më herët shteti edhe zyrtarisht njoftoi Gjykatën e Strasburgut se refuzon mundësinë për të arritur marrëveshje me personat që kanë paditur shtetin dhe procesi vazhdon mëtutje.

Ngjarja paraprake

Trajkoviq me kritika ndaj Vuçiqit, pasi komentuesit ia ofenduan prindërit në rrjete sociale

Ngjarja e ardhëshme

I mituri gjendet i gjakosur në rrugë, dyshimet e para

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian