Meta pret në presidencë ish-deputetin britanik: E falënderova për përkrahjen për komunitetin tonë atij dhe mbështetjen për Shqipërinë

Kreu i shtetit Ilir Meta ka pritur sot në presidencë ish-deputetin britanik Timothy Grogan.

Meta ka ndarë foto me Grogan teksa shkruan se e ka falënderuar për përkrahjen e madhe që i jep komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe mbështetjen për Shqipërinë.

“I lumtur të prisja sot një mik të shkëlqyer të vendit tonë, ish-deputetin britanik, z.John Timothy Grogan, i cili viziton Tiranën në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

E falenderova për përkrahjen e madhe që i jep komunitetit tonë atje, si dhe për mbështetjen e pakursyer të dhënë në vijimësi ndaj Shqipërisë nga Britania e Madhe”, shkruan presidenti.

Grogan ndodhet në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA reagon pas paralajmërimit të presidentit turk Erdogan ndaj Greqisë

Story i radhës

Stuhitë me breshër kanë dëmtuar të mbjellat në Kosovë

Të fundit nga