meta ploteson kerkesat e perdoruesve teston opsionin e shumekerkuar ne instagram 679d47cd09bba

Meta plotëson kërkesat e përdoruesve, teston opsionin e shumëkërkuar në Instagram

January 31, 2025
1 minut lexim

Meta po teston një opsion të shumëpritur në Instagram Reels që përdoruesit të mund të ndalojnë një video duke e klikuar. CNBC raporton se për momentin kjo është e mundur vetëm për një grup të vogël përdoruesish.

Ndryshe nga TikTok, përdoruesit e Instagram mund ta ndalojnë një video duke e mbajtur shtypur ekranin, çka nuk i lejon ata që t’i lëvizin gishtat prej tij.

Përpara kësaj risie, një klikim i vetëm në një Reel fik audion e videos, por nuk ndalon pamjen.

Ky opsion është kërkuar nga vetë përdoruesit që shpesh s’kanë ngurruar të shprehen në platforma të tjera sociale duke kërkuar zgjidhje nga Meta.

Opsioni i ri është një tjetër nga mënyra që platforma e Meta po përpiqet të përfitojë nga mbyllja e mundshme e TikTok dhe të rekrutojë ‘refugjatët’ në aplikacionin e vet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vetevendosje reagon ndaj deklaratave te gazmend
Story i mëparshëm

Vetëvendosje reagon ndaj deklaratave të Gazmend Muhaxherit

regjistrohet termet ne indonezi ja sa ishte magnituda 679d4a67b709a
Story i radhës

Regjistrohet tërmet në Indonezi. ja sa ishte magnituda

Të fundit nga

Mbi 140 çifte u ndan për një muaj

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar 2 mijë e 143 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 69 lindje janë meshkuj dhe 1
ShkoLartë