Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka vonuar as një minutë në përgjigjen ndaj Edi Ramës, që e akuzoi se ka telefonuar viktimat e OFL.
Në një postim në faqen e tij Meta, ka kërcënuar Edi Ramën se nëse prish marrëveshjen e 5 qershorit, ai do të dalë në sheshe që të realizojë atë që bëri edhe me Fatos Nanon, pra që humbi zgjedhjet në vitin 2005, ku qeverinë e mori Sali Berisha.
Postimi i Metës:
Mister 1 Prilli, t’i gënjen edhe kur s’e hap gojën. MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.
Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.