Meta: 25 prilli, referendum kundër fuks-shtetit!

Presidenti Ilir Meta thotë se punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.

Sipas tij, këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Ndërsa shteti i kapur hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, Meta thotë se dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.

Meta: Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë! Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve.

Presidenti thekson se me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës.

Ngjarja paraprake

Aktivistët pro-incestit mbështesin martesën e prindit me fëmijë pasi një çift i tillë kërkon të legalizohet martesa incestuale

Ngjarja e ardhëshme

​Skandaloze: Serbia zhvillon ndeshje zyrtare në Kosovë!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian