Mësuesja 67-vjeçare akuzohet se në rini sulmoi seksualisht tre nxënës

Një mësuese e moshuar është akuzuar për abuzimin e tre djemve adoleshentë në shkollë para më shumë se katër dekadave.

Djemtë, në atë kohë 13, 14 e 15 vjeç, dyshohet se u ngacmuan nga mësuesja në një shkollë në pjesën lindore të Sydney-t, shkruan Daily Mail.

Dyshohet se abuzimet kishin ndodhur nga viti 1977 deri në vitin 1980, kur mësuesja ishte në të njëzetat.

Gruaja e dyshuar u arrestua në shtëpinë e saj dhe disa orë më vonë kundër saj u ngrenë 14 akuza për sulm të padenjë.

Dyshimet kundër saj ishin ngritur në maj, kur tre burra, tashmë në të pesëdhjetat, ishin paraqitur tek organet kompetente dhe hetuesit e kishin filluar punën.

Pasi iu dha lirim me kusht me masa të rrepta, ajo u urdhërua që të paraqitet në një gjykatë lokale më 6 tetor. Ndërkohë hetimet kundër saj do të vazhdojnë.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

За викендот дожд, грмежи и ветер

Ngjarja e ardhëshme

Meta në Korçë, Rama niset nesër drejt SHBA-ve, kur do të betohet qeveria e re?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian