Mësuesi nga Berlini dyshohet se e ka mbytur dhe e ka ngrënë një person, arrestohet nga policia

Një burrë nga Berlini i Gjermanisë është arrestuar nga policia atje pasi që dyshohet se e ka vrarë një person për motive seksuale.

Eshtrat e viktimës u gjetën në një park në pjesën veriore të Berlinit.
Sipas ekspertëve të forenzikës, kockat e këmbës që u gjetën i përkasin një burri 44 vjeç, i cili ishte shpallur si i zhdukur para dy muajve nga shoku i tij.

Qentë nuhatës i çuan policët deri te dera e banesës së personit të dyshuar, raportojnë mediat gjermane. Personi i dyshuar është një burrë 41 vjeç dhe punon si mësues i matematikës.

Në lidhje me këtë ngjarje, për gazetën e përditshme “BZ” është deklaruar një polic i cili ka thënë se një asht ishte tërësisht i zhveshur nga mishi dhe kishte shenja të tjera që ngjallin dyshime të forta se personi i zhdukur, Stefan T., kishte qenë viktimë e një kanibali, përcjellë Gazeta Sinjali.

Viktima Stefan T., ishte larguar nga banesa para mesnatës më 5 shtator dhe më vonë ishte raportuar i zhdukur nga banorët e objektit banesor ku ai jetonte.

Mediet gjermane po e krahasojnë këtë rast me rastin e Armin Meiëes-it, kanibal gjerman që në vitin 2006 ishte dënuar me burgim të përjetshëm./ Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Nara zbulon rutinën se*suale që ka me sulmuesin, çdo natë...

Ngjarja e ardhëshme

Sophie Turner gdhendi në trup kujtimin më të bukur për partnerin dhe të bijën!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian