Messi u pyet nëse beson se mund ta fitojë Topin e Artë të nëntë, përgjigjja e tij ishte reale

November 2, 2023
1 minut lexim

Të hënën, Lionel Messi fitoi Topin e Artë të tetë në karrierë dhe në këtë mënyrë e forcoi edhe më shumë pozitën e tij në vendin e parë në atë kategori.

Pas fitimit të çmimit, Messi dha një intervistë për gazetën franceze L’Equipe, ku u pyet: “A besoni se mund të fitoni Topin e Artë të nëntë?”.

Messi, tashmë 36 vjeç dhe anëtar i Interit nga Miami, i ka dhënë një përgjigje reale pyetjes.

“Nuk ka asnjë mënyrë. As që kam menduar për të tetën. Kam pushuar së menduari për Topin e Artë shumë kohë më parë, nuk ka qenë kurrë prioritet për mua, veçanërisht tani që kam fituar gjithçka në karrierën time”.

“Ky është definitivisht Topi i Artë i fundit dhe jam i lumtur që kam fituar kaq shumë”, ka thënë Messi.

Messi shtoi se Erling Haaland, Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe çuditërisht Lamine Yamal do të garojnë për Topin e Artë në vitet e ardhshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Oligarku rus vihet nën hetim zyrtar në Francë për pastrim parash

Story i radhës

Policia aksion në Tiranë, lëshohen 7 urdhërarreste, 4 të ndaluar për mashtrim me TVSH

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
ShkoLartë