Messi si Jordani

Kandidati për President i Barcelonës, Jordi Farre, është i sigurt se projekti  i tij do ta bindë Lionel Messin për të vazhduar karrierën e tij në Katalonjë.

Në një prononcim për “Radio Onze”, ai shprehet se argjentinasi duhet të kthehet si Michael Jordan për Barcelonën.

“Dyshimi që ka Messi për të vazhduar karrierën e tij te Barcelona na ka dhënë një shije të keqe. Leos duhet t’i ofrohet një projekt jetësor. Ne duhet ta kthejmë atë në Michael Jordan të Barçës. Jemi duke punuar për t’i ofruar Messit një projekt edhe për sa i përket anës institucionale të klubit tonë”, deklaroi spanjolli.

“Ne kemi folur tashmë me agjentët e lojtarit dhe kemi një propozim. Nuk është problemi te paratë sepse ai ka bërë shumë në karrierën e tij. Është si një histori dashurie. Jam i sigurt se projekti ynë do t’a bindë Messin”, përfundon Farre.

Kujtojmë që fushata elektorale do të zgjasë vetëm një javë, nga 15 deri në 22 janar. Vetëm anëtarët që kanë mbushur moshën ligjore do të mund të votojnë.

Ngjarja paraprake

Dimitrov: Shkupi duhet të vazhdoj bisedimet me Sofjen

Ngjarja e ardhëshme

Kjo është mosha e 11 personave që vdiqën nga COVID-19 në 24 orët e fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian