Messi nuk i ka treguar ende vlerat e tij

Lionel Messi nuk i ka treguar ende vlerat e tij në Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas ka hasur në vështirësi për t’u ambientuar në “Parkun e Princave”.

Kjo vërehet edhe në statistikat e tij të zbehta kundrejt eksperiencës së jashtëzakonshme që e kishte në Barcelonë, ku kishte fituar gjithçka.

E tash, shtatë herë fituesi i Topit të Artë” e ka mundësinë të shpërthejë dhe ta tregojë veten në “Santiago Bernabeu”, një stadium të cilin e ka specialitet.

Francezët presin shumë nga ylli argjentinas, i cili kur është në formë, mund ta vendos i vetëm lojën.

PSG-ja në fakt nesër mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Derisa të gjithë e kanë fokusin tek lojtari më i mirë i parisienëve, Kylian Mbappe, Messi mund të shpërthejë dhe ta vendos fatin e këtij takimi.

Parisienët e fituan lojën e parë 1:0 dhe do të shkojnë në Madrid për ta ruajtur këtë kapital.

Nga ana tjetër, mision i trupës së Carlo Ancelottit është përmbysja e rezultatit dhe kualifikimi në çerekfinale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jeni një beqar i vullnetshëm apo i pavullnetshëm?

Story i radhës

MPJ: Marrëveshja me kompaninë ruse të naftës ka përfunduar verën e vitit të kaluar

Të fundit nga