Messi-Manchester City, këto janë zhvillimet e fundit

Tabloidët britanikë kanë shkruar për mundësinë e afrimit të Lionel Mesit te “sky blues” sezonin e ardhshëm. Krerët e City-t duan të përfitojnë nga rasti e po shqyrtojnë mundësinë për të marrë falas sulmuesin e famshëm argjentinas.

Në një intervistë për “The Athletic”, një ndër drejtuesit më të lartë të City Football Group, Omar Berrada, e përshkroi Messin si futbollistin më të mirë në botë dhe ai deklaroi se çdo klub do të donte ta kishte në gjirin e skuadrës një futbollist të tillë.

Pas situatës konfliktuale që u krijua në momentin e diskutimit të datës së klauzolës, për largimin nga Barcelona, marrëdhënia e argjentinasit me drejtuesit e klubit katalan ka ndryshuar ndjeshëm.

Kuptohet që Messi është duke pritur fundin e këtij sezoni, për t’u liruar përfundimisht nga të gjitha detyrimet që e lidhin me klubin blaugrana dhe më pas me shumë gjasa do të transferohet në një tjetër ekip, sidoqoftë është e qartë që klubi i Manchester City-t dhe trajneri Pep Guardiola ofrojnë edhe alternativat më të mira për argjentinasin, që gjithsesi në fundin e qershorit të vitit të ardhshëm do të mbushë plot 34 vjeç.

Ngjarja paraprake

Mund të harxhoni kalori duke bërë seks; Por burrat kanë më shumë përparësi ja pse

Ngjarja e ardhëshme

Kandidatët për Prishtinën, ja cilët emra po flitet se do të kandidojnë

të fundit nga

Chiellini provokon

“Hetimet? Lënë kohën që gjejnë… Pas titujve duhet të dish të presësh”

AlbanianEnglishMacedonian