Mësoni për disa sekonda nëse ju rrinë më mirë flokët e shkurtra apo të gjata

Dëshironi ta ndërroni modelin e flokëve, mirëpo nuk jeni të sigurt se çfarë mund t’ju qëndrojë më mirë ose keni frikë se cili do të jetë rezultati final.

Dyshimet tuaja mund të zgjidhen me ndihmën e rregullit 5.7 centimetra. Pas këtij rregulli qëndron stilisti i famshëm britanik i flokëve, John Frieda, i cili ka studiuar fytyrat e femrave për të dalë me një përgjigje se kujt mund t’i rrinë flokët e shkurtra e kujt jo.

Ndërkaq, Giles Robinson, një stilist flokësh në kompaninë e themeluar nga Frieda, ka zbuluar sekretin e këtij truku.

“Sekreti është në këndet dhe formën e fytyrës, ndërsa këndi i nofullës është më i rëndësishmi për të përcaktuar nëse dikujt i rrinë më mirë flokët e gjata apo të shkurtra”, ka deklaruar ai.

Për të kuptuar në pak sekonda nëse ju shkojnë flokët e shkurtër apo të gjatë, ju duhet një laps, të cilin do ta vendosni horizontalisht poshtë mjekrës dhe më pas do ta vendosni vizoren në një kënd prej 90 shkallësh në laps pranë veshit.

Më pas matni distancën nga veshi deri te mjekra dhe nëse është më e gjatë se 5.75 centimetra, më shumë do t’ju përshtaten flokët e gjatë. Nëse është më e shkurtër, atëherë më shumë do t’ju përshtaten flokët e shkurtër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqiptari shënues i dyfishtë, përmbysi ekipin grek 

Story i radhës

Mjekët në alarm: Varianti i ri i COVID-19 shumë më i ashpër se “Omicron”

Të fundit nga