Mësohet vendimi i Barcelonës për Dani Alvesin

Barcelona dhe Dani Alvesi nuk pritet që të vazhdojnë bashkëpunimin.

Sipas asaj që ka raportuar “AS”, 39-vjeçari do të largohet nga “Camp Nou” si lojtar i lirë.

Mediumi spanjoll ka raportuar se krerët e klubit kanë vendosur për të mos i ofruar kontratë të re Alvesit.

Gjithashtu, thuhet se për këtë vendim do të informohet së shpejti edhe vetë mbrojtësi brazilian.

Dani Alves u rikthye në vitin e kaluar te Barcelona, teksa kontrata e tij zyrtarisht skadon më 30 qershor të këtij viti.

Në sezonin e fundit, Alves regjistroi 14 paraqitje me katalunasit në La Liga. Ai shënoi një gol dhe shtoi tri asistime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kendall Jenner dëshiron të bëhet nënë

Story i radhës

Biden thotë se Zelensky ‘nuk donte ta dëgjonte’ për pushtimin rus

Të fundit nga