Mësohet ora dhe vendi i stërvitjes së parë të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja  e Kosovës në futboll tashmë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e marsit.

“Dardanët” me 24 mars do të ndeshet me Lituaninë në sfidën miqësore ndërsa me 28 mars luajnë me Suedinë poashtu në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve, ndërsa me 31 mars përballet me Spanjën në Sevilla.

Ekipi do të grumbullohet ditën e hënë në Prishtinë, ndërsa stërvitjen e parë e ka po atë ditë në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Te Kosova për herë të parë grumbullohet portieri Betim Halimi derisa në ekip rikthehet Milot Rashica i cili mungoi plotë shtatë ndeshje më radhë.

Ngjarja paraprake

Organizoi dasmë me 110 mysafirë, arrestohet 35-vjeçari nga Tetova

Ngjarja e ardhëshme

Prokuroria, procedurë parahetimore për Rashkovskin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian