Mesazhi i veçantë i këngës së Erik Lloshit në “Festivalin e Këngës”

Duket se Erik Lloshi ka prekur një temë të ndjeshme me këngën e re.

Këngëtari i njohur, Erik Lloshi, me anë të këngës pjesëmarrëse në “Festivalin e Këngës” ka prekur një temë të ndjeshme në vendin tonë.

Me anë të një postimi në Instagram, Erik Lloshi ka zbuluar kuptimin ë këngës së tij pjesëmarrëse në Festival.

Projekti titullohet “Jo” dhe trajton një temë tepër delikate siç është aborti. Në videon e shpërndarë nga ai, Eriku shkroi si më poshtë.

“Nje teme e forte dhe nje problematike e madhe qe ndodh jo vetem ne Shqiperi por ane e mbane botes eshte ABORTI..
Pikerisht me kete tematik ne jemi munduar qe te japim nje mesazh te forte ne kete edicion te ketij festifali”.
“Duart me te vogela mbajne shpresat tona me te medha!!”.

Këtë edicion ndryshe nga vitet tjera, festivali mbahet në ambient të hapur, për shkak të pandemisë.

Ende nuk dihet  nëse do të ketë orkestër apo jo, gjë që mund të ndikojë edhe në performancën e artistëve.
 

Ngjarja paraprake

Hani disa kokrra kumbulla të thata në ditë dhe do të befasoheni nga përfitimet që do të ketë organizmi juaj, sidomos ata që vuajnë nga dhimbjet e kockave

Ngjarja e ardhëshme

MPB me detaje rreth aksidentit në Shkup ku u lënduan 6 persona

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian