Mesazhi i Scholz: Ballkani Perëndimor në BE për të siguruar paqen

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me bllokun sa më shpejt të jetë e mundur, për të siguruar paqen rajonale.

“Në Këshillin Europian, të vendosur si kurrë më parë, ne do të biem dakord nesër dhe pasnesër për një strategji të re të sigurisë evropiane”, tha Scholz në dhomën e ulët të parlamentit të Bundestagut.
Scholz tha më tej se Europa duhet të forcojë qëndrueshmërinë e saj ndaj krizës në lidhje me politikën ekonomike por edhe teknologjithë e reja dhe hapësirën kribernetike, si dhe të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në ofertat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Shumë në Ballkan dyshojnë në zotimin e BE-së, të bërë për herë të parë 18 vjet më parë, për të pranuar përfundimisht Serbinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë në bllok.

Story i mëparshëm

Mamaja e Pete bën deklaratën e papritur për djalin e saj dhe Kim

Story i radhës

Google lejon përdoruesit të fshijnë historikun e kërkimit aplikacioni Android

Të fundit nga