Mesazhi i ministrit Bujar Osmani në shënimin e 22 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përmes një shkrimi sot ka përcjellë mesazh për shënimin e 22 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Një nga Marrëveshjet e rralla të paqes që krijuan model funksional dhe afatgjatë për promovimin e vlerave bashkëkohore si: paqe, stabilitet dhe prosperitet; respektim të të drejtave kolektive, barazi dhe promovim të bashkëjetesës; liri, demokraci dhe respektim të të drejtave individuale.
Marrëveshja Kornizë e Ohrit paraqet kthesë historike të rëndësishme, tashmë të gërshetuar edhe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
Dialogu, politikat e kompromisit, kultura e dialogut politik paraqesin vlera të rëndësishme në krijimin e shoqërive të përparuara dhe të bashkuara.
Kjo është e rëndësishme edhe sot, kur edhe një herë gjendemi në një kthesë të re, që t’i sigurojmë të ardhme evropiane vendit tonë.
Do ta shfrytëzoj këtë datë për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim përkatësisë etnike apo politike, që ta njohin rëndësinë e këtij momenti. Le t’i lëmë me një anë interesat partiake apo dallimet politike dhe të bashkohemi. Qytetarët e presin këtë nga ne, të gjejmë mënyrë dhe t’u sigurojmë atyre të ardhme evropiane, shoqëri më të mirë dhe progres”, thotë Bujar Osmani, Ministër i MPJ.

Story i mëparshëm

Drita favorit, formacioni

Story i radhës

7 të vrarë në Kherson nga sulmet ruse, mes tyre një foshnje

Të fundit nga