mes luftes dhe karrieres muhamed thaci trajneri shqiptar kori suksesin me te madh ne basketbollin e femrave ne izrael 65aaf9da56005

Mes luftës dhe karrierës – Muhamed Thaçi, trajneri shqiptar kori suksesin më të madh në basketbollin e femrave në Izrael

January 19, 2024
1 minut lexim

Ju jam ofruar falas Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, por nuk më kanë vlerësuar prandaj zgjodha të kërkoj suksesin edhe jashtë vendit dhe arrita në Izrael.

Kjo është mes të tjerash përgjigjja e Muhamed Thaçit në emisionin Pastel në TV21, basketbollistit shqiptar nga Maqedonia e Veriut i cili po shënon suksesin më të madh në karrierën e tij, tani si trajner.

Paraprakisht kishte qëndruar edhe në Gjeorgji, por thotë se ekipi izraelit është ndër më të fuqishmit dhe tashmë ka marrë ofertën për të vazhduar kontratën, sigurisht kjo pas suksesit që kori duket rrëmbyer vendin e parë në superkupën e basketbollit të femrave.

Kjo ka pasur edhe sakrificën e vet – të qëndruarit larg familjes për 17 muaj. Shtuar këtu faktin se qëndron në një shtet që kritikohet nga masa myslimane, religjion të cilit i takon edhe Muhamedi – për shkak të sulmit ndaj Gazës.

Por Muhamedi është i bindur, se në Izrael nuk ka përjetuar pengesën dhe diskriminimin të cilin e përjetoi në Maqedoninë e Veriut, për ku thotë se “ende fyhen shqiptarët në ndeshje sportive”.

Ka plane të mëdha, të cilat sërish lidhen me Izraelin, por e hamendësojnë informacionet të cilat thonë “se pritet të shpërthejë konflikt në pjesën veriore”, ku edhe qëndron dhe vepron Muhamedi.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

nje person ka humbur jeten ne nje aksident ne afersi te gjevgjelise 65aaf8e81e3ee
Story i mëparshëm

Një person ka humbur jetën në një aksident në afërsi të Gjevgjelisë

ngerci me greqine per belerin a do te jete problem anetaresimi ne be per shqiperine gazetarja e njohur zbulon detajet 65aafc2f7093b
Story i radhës

Ngërçi me Greqinë për Belerin, a do të jetë problem anëtarësimi në BE për Shqipërinë? Gazetarja e njohur zbulon detajet

Të fundit nga

ShkoLartë