Mes akullit dhe dëborës, pa ujë të pijshëm, fshati në Dibër drejt izolimit të plotë, banorët apelojnë për ndihmë

Banorët e Njësisë Administrative Zall-Dardhë në Bashkinë e Dibrës prej ditësh janë pa ujë të pijshëm.

Me uljen e ndjeshme të temperaturave, rrjeti i ujësjellësit nuk ka funksionuar, duke bërë që banorët të mos kenë ujë në çezmat e tyre.

Besim Hoxha, banorë i fshatit Lashkizë, thotë se ka njoftuar të gjitha autoritetet vendore dhe ato qëndrore, por asnjë masë nuk është marrë deri tani.

Situatë problematike paraqitet edhe me rrugët e fshatrave të kësaj njësie administrative, pasi ka prezencë të madhe të akullit kudo dhe të dëborës, që shkon deri në rreth 20 cm.

Banorët apelojnë për ndihmë, pasi po shkojnë drejt izolimit të plotë.

Ngjarja paraprake

Fushata e mjekëve për të bindur amerikanët të vaksinohen ndaj koronavirusit

Ngjarja e ardhëshme

Si të ngroheni pa harxhuar energji!

të fundit nga