Mertens: Napoli me ndryshoj

Dries Mertens e ka lavdëruar transferin rekord Victor Osimhen derisa ka lavdëruar edhe rolin e tij taktik. “Italia dhe Napoli me kanë ndryshuar”

Belgu pritet që të luajë kundër AZ Alkmaar dje në Europa Ligë, ka shënuar pesë gola kundër kësaj skuadre, si dhe një het-trik kur luante për FC Utrecht më 2011.

“Isha fëmijë pastaj nuk isha më i njëjti person kur shënova atë het-trik me Utrecht kundër PSV. Italia dhe Napoli me kanë ndryshuar”, ka thënë Mertens për Sky Sport Italia.

Ai nga sulmues anësor u bë sulmues qendror dhe tani ka një rol me të thellë pasi që luan pas Osimhen, i cili u transferua për 80 milionë euro në Napoli.

“Ende jam duke u mësuar në këtë rol, por po më pëlqen vetvetja. Më pëlqen të strvitëm, trajneri kërkon shumë nga ne dhe ne po e përmirësojmë paraqitjen”.

“Nuk jam i befasuar pse Osimhen po ja del kaq mirë dhe kjo e arsyeton shumë e parave për të e që do të thotë se ai është shumë i mirë… E vërteta është se ai ka potencial të madh dhe kjo është një marrëveshje e mirë”.

Ngjarja paraprake

5 shenjat më dembele të zodiakut

Ngjarja e ardhëshme

Njofim nga Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian