merr kthese te re raporti i ilirianes adrit e shqipes 66fa371d69034

Merr kthesë të re raporti i Ilirianës, Adrit e Shqipes!

September 30, 2024
1 minut lexim

Raporti i treshes së BBVK2, Iliriana, Adri e Shqipe u komentua jo pak pasi rrugëtimi 3 muaj e gjysmë mbaroi.

Periudha e afërsisë mes tyre u pasua me një ftohje në distancë që u lexua nga ndjekësit.

Munguan takimet e përbashkëta por edhe përkrahja për punët në karrierat respektive.

E duket se më në fund, shoqëria ka gjetur sërish ‘rrugën’.

Nuk mund të thuhet qartë nëse ftesa e dasmës është bërë shkas por Shqipja është parë me të dy së fundmi.

Ajo ka bërë edhe një TIkTok me këngën e re të çiftit që del së shpejti e që ende pa u publikuar është bërë virale në rrjet.

‘E ftuara speciale vjen pa ftesë’, është shprehur ajo me humor.

@shqipehysenaj16 @Adri & @Iliriana Kemi Dasëm 👰🏼‍♀️ #fyyyyyyyyyyyyyyyy #viraltiktok #viralvideos #fypシ゚ #🇦🇱🇽🇰 #eagles #🔥 #video #tiktoknews ♬ original sound – Iliriana

Zhvillimi është pritur mirë nga ndjekësit e kësaj trio shoqërore që i kanë pëlqyer e përkrahur sa ishin brenda shtëpisë më të famshme në sezonin e dytë që theu çdo rekord shikueshmërie.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

alaudin hamiti ka nje pyetje per olsen 66fa290e4998e
Story i mëparshëm

Alaudin Hamiti ka një pyetje për Olsën

parashikimi i motit si do te ndryshojne temperaturat gjate dites 66fa3b911aae1
Story i radhës

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Të fundit nga

ShkoLartë