Merr fund misteri pas 8 muajsh! Biznesmeni italian i zhdukur në Pukë është gjallë

Davide Pecorelli, biznesmeni që u zhduk rreth 8 muaj më parë në Shqipëri është gjallë. Biznesmeni italian u rishfaq në bregdetin e Livornos në një gomone të mbytur pranë një ishulli.

Mediat italiane bëjnë me dije se ish gruaja e tij ka folur në telefon me Pecorellin. Babai i tij, Renato Pecorelli foli për mediat duke thënë: “Sapo ta shoh, do ta përqafoj dhe më pas do t’i tërheq veshët.” Ndër të tjera, zbuloi se lajmin e mrekullueshëm ia dha ish gruaja e Pecorellit.

“Unë po shpresoja për të, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë. Ajo më tha se kishte folur me Daviden dhe se ai është mirë, tani mezi po pres ta shoh përsëri, kështu që ai do të më thotë çfarë ndodhi”, tha babai.

Mbi 8 muaj pa asnjë të re, pika e kthesës ishte më 17 shtator. Babai i 4 fëmijëve, Pecorelli ishte zhdukur në Puka në Shqipëri, ku kishte shkuar në një udhëtim pune, ku kishte takuar edhe pronarin e një qendre bukurie.

Historia e Davide, veçanërisht në muajt e parë pas zhdukjes së tij ngriti shumë pista hetimi. 45-vjeçari, i cili erdhi në Shqipëri më 3 Janar, mori më qira një automjet tip “Skoda Fabia”, udhëtoi drejt Vlorës, më pas shkoi në Shkodër dhe bëri një ndalesë në Pukë. Që prej 6 janarit u zhdukën gjurmët e tij, ndërsa në automjetin krejtësisht të djegur u gjetën sende personale që dyshohet t’i përkasin Davide Pecorellit.

Mbetet ende për tu sqaruar se çfarë ndodhi në muajt e fundit me biznesmenin, ndërsa Pecorelli do të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Perugias.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Miliarderi amerikan Robert Durst shpallet fajtor për vrasje

Ngjarja e ardhëshme

Brenda një dite mbi 1400 gjoba për shkelje të masave kundër COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian