Merr flakë nga fishekzjarrët tarraca e një banese në Pejë

Një tarracë e një banese është përfshirë nga zjarri si pasojë e shpërthimit të lëndëve piroteknike në minutat e para të vitit 2021, në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, nuk ka lëndime në njerëz vetëm disa dëme të vogla materiale.

Ndërkaq, siç tha Gashi në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dal zjarrfikësit dhe e kanë shuar zjarrin.

“Një tarracë e një banese është përfshirë nga zjarri. Dyshohet nga fishekzjarrët. Ka dëme të vogla materiale. Ka ndodhur sa ka hyrë viti i ri. Zjarrfikëset kanë dal menjëherë në vend ngjarje dhe e kanë shuar zjarrin”, ka thënë Gashi.

Ngjarja paraprake

Kolonët hebrenj sulmuan shtëpinë e familjes palestineze në Bregun Perëndimor

Ngjarja e ardhëshme

Harden magjik natën e ndërrimit të viteve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian