Mërkoja: Lamtumirë bashkëveprimtari im, të pata si vëlla, të deshta si vëlla

Ish sekretari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës (1991-1994), Sejdi Mërkoja, është shumë i mërzitur, nuk mund të pajtohet me ikjen në amshim të Agim Bytyçit, kryetarit të parë të FFK-së. 

Mërkoja dhe Bytyçi, në vitet e 90-ta përkatësisht në gushtin e vitit 1991, së bashku rrezikuan jetën për pavarësimin e futbollit të Kosovës nga ai ish jugosllav dhe ai serb.

“Lamtumirë bashkëveprimtari im, të pata si vëlla, të deshta si vëlla, mësova shumë nga ti, me lë pa ta ndije zërin e ëmbël , se paku 5 herë në javë, nuk do të harroj deri në ditën kur do të vij te ti, prapë do të jemi bashkë.

Të qofte i lehtë dheu i Kosovës vëllau imë i paharruar”, shkruan Mërkoja.

Ngjarja paraprake

Qeveria me vendim: PA test PCR vetëm në Kosovë! Në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë – nevoitet test negativ PCR

Ngjarja e ardhëshme

Bie numri i të burgosurve në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian